Pas Mbappe, edhe një yll i PSG dëshiron kalimin te Real Madridi

Një tjetër lojtar i Paris Saint Germain është interesuar për një kalim te Real Madridi. Pas Kylian Mbappe, Pablo Sarabia ka vendosur si objektiv kalimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

‘El Nacional’ shkruan se lojtari spanjoll e ka si dëshirë primare rikthimin në Spanjë. 29 vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Sporting, ku po luan si i huazuar.

Sporting e pëlqen shumë lojtarin, por nuk kanë fondet e mjaftueshme për transferimin e kartonit të tij.

Sarabia ka bërë të qartë se nuk dëshiron qëndrimin te PSG. Ai shpreson për transferim në Madrid, në klubin ku nisi karrierën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu