Pas muajsh me tensione, Biden takon nesër Erdoganin

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan do të zhvllojnë një takim në kryeqytetin italian, Romë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mësohet se do të paralajmërojë homologun e tij turk se ‘çdo veprim i befasishëm nuk do të jetë në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve’ dhe se ‘krizat duhet të shmangen’.

Detajet e këtij takimi të pritshëm u bënë nga një zyrtar amerikan.
Sipas këtij burimi, Biden, i cili ndodhet në Romë për samitin e G20, do të diskutojë edhe kërkesën e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë F-16 si dhe marrëdhëniet e saj mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij muaji, Erdogan bëri thirrje se 10 ambasadorë të huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shpallen ‘non grata’, sepse ata kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi kërcënimin. Presidenti turk gjatë takimit të sotëm të G-20 në Romë ka tentuar të thyejë akullin me amerikanët dhe të ketë një bisedë të parë private me presidentin amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu