Pas pasaportës, një djalë shqiptar? Si i përgjigjet Dua Lipa pyetjes pikante

Një ditë më parë, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti Bajram Begaj. Sot, gjatë konferencës që dha për mediat bashkë me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këngëtarja u pyet nëse tashmë që ka pasaportën do të marrë dhe një të dashur shqiptar.

“Tani që morët pasaportën shqiptare, a do tu duhet dhe një partner shqiptar për t’u kompletuar?”. e pyeti gazetarja. Këtë pyetje ajo e ka kaluar me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”. “Oh motër, këtë se di”, u shpreh këngëtarja me famë botërore.

Lipa zbuloi gjithashtu se çfarë u thotë miqve të saj të huaj për Shqipërinë. Siç shtoi Dua, është kultura jonë mikpritëse. “Kemi një kulturë shumë mikpritëse. Kjo është gjëja e parë që kam qejf t’ju tregoj njerëzve, që kur të vini tek ne do të ndiheni si pjesë e familjes, si në Kosovë dhe Shqipëri.”, tha Dua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu