Pas përplasjes me Gentin, Olta mendon të largohet nga shtëpia e BBV

Olta Gixhari është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka qenë duke bërë një bisedë me Amosin.

Ajo ka treguar se nëse nuk zgjidhet situata e saj me Gentin, atëherë ajo do të marrë valixhet e do të lërë shtëpinë.

Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet! Amos: Ça po thua?

Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!

Më herët, Olta Gixhari ka bërë disa deklarata gjatë “prime”-t të BBV Albania. Mirëpo, asaj ende nuk i ka dalë inati me Arbër Hajdarin.

Jo vetëm kaq por ajo thotë se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.

Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.
Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.

Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bùllizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu