Pas planeve për fëmijë, Luizi flet për martesën me Kiarën

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito po shijojnë romancën e tyre brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Përveç që ndajnë momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin, ata shpesh herë kanë folur edhe për planet afatgjate si martesa dhe fëmijët.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme teksa të dy ishin të ulur në oborrin e shtëpisë me me dy banorët e tjerë, Valbonën dhe Armaldon.

Valbona tha se këtë verë i pret dasma e Luziti me Kiarën, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i këngëtarit, i cili tha se mund të mos ndodh këtë vit.

Nuk e kemi dasmën këtë verë, nuk bëjmë fejesë, bëjmë martesë direkt”, tha Luizi.

Ishte pikërisht kjo ‘dasmë’ ku ata edhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë dhe për të konfirmuar lidhje bashkë.

Ndërkohë, sa i përket rrjedhës së BBVA, sonte (e martë) pritet të ketë zhvillime të shumta gjatë spektaklit ku mes tjerash janë paralajmëruar edhe tri hyrje të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu