Pas plotë dy muajve izolimi total, Italia zbut masat e mbrojtjes, 4.4 milionë italianë i rikthehen punës

Italia ka zbutur masat e sigurisë pas dy muajve të izolimit total, dhe atë në kohën kur shumë vende tjera po vazhdojnë të përballen me numrin e madh të viktimave të pandemisë së coronavirusit, raporton Euronews.

Kujtojmë që rreth 4.4 milionë italianë i janë rikthyer sot punës, pasi që nga marsi kishin qëndruar të “ngujuar” nëpër shtëpitë e tyre.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që u godit më së shumti nga COVID-19, ku si pasojë e kësaj humbën jetën mbi 28 mijë persona dhe 210 mijë tjerë rezultuan pozitiv në testin e coronavirusit.

Tani Italia pritet të futet dhe implementoj edhe fazën e dytë të zbutjes së masave mbrojtëse, derisa kompanitë po rihapen gjithmonë duke respektuar distancimin fizik social.

Të gjithë qytetarët e këtij vendi do të detyrohen të bartin maska gjatë shfrytëzimit të transportit publik si dhe kur janë në hapësira publike, por aji çfarë tani po i gëzon më shumë se është mund të largohen nga rajonet ku jetojnë për arsye shëndetësore, të punojë apo t’i rikthehen pronave në qytetet tjera.

Pronarët e kompanive do të duhet të kufizojnë kontaktin mes punëtorëve, që gjithashtu do të jenë të obliguar të bartin maska mbrojtëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu