Pas raportimit nga InfoShqip për Iftarin e LGBT-së në Tetovë, anulohet aktiviteti

Lajmërimi zyrtari i komunitetit LGBT në Tetovë në Facebook për organizimin e një iftari në muajin e Ramazanit, ngjalli mjaftë reagime. InfoShqip bëri një raportim mbi kontraditën e madhe që ka një akt sublim sikurse është iftari në Islam, me organizatën LGBT.

Sipas informacioneve të fundit, është anuluar iftari që LGBT shoqëria nga Tetova kishte planifikuar ta shtronte sonte para selisë së tyre në këtë qytet, shkruan Fakte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj shoqate, B.A.

Njëkohësisht kryetari i kësaj shoqate ka bërë të ditur se pas shpalljes së ftesës për iftarin nga ana e LGBT-së, personalisht ai ka marrë me qindra kërcënime ndaj jetës dhe familjes së tij. Kjo e ka detyruar që përkohësisht të zhvendoset me të afërmit e tij në një vend “të sigurtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu