E gjithë bota ktheu syte kur SHBA-të bombarduan një tunel të ISIS në Afganistan me një super bombë të quajtur “Nëna e të gjitha bombave”.
Pak ditë më pas, ishte Rusia që sfidoi SHBA-të me “Babain e të gjitha bombave” me një peshë prej 7.8 tonësh.
Por, të dyja këtyre shteteve u ka dalë një tjetër sfidant: Irani.
Irani pretendon se edhe ai ka një bombë super të madhe duke e quajtur gjithashtu “Babain e të gjitha bombave”.
“Në inventarin tonë ndodhet bomba 10 tonëshe që ne e thërrasim Babai i të gjithë bombave”., -tha për mediat lokale Gjeneral-Brigadier Amir Ali Hajizadeh. /albeu.com/










