Pas shpërthimit në Stamboll, Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Turqi

Si pasojë e një shpërthimi në Taksim të Stambollit raportohet se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shprehë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit i cili ndodhi sot në Stamboll, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

Ambasada thekson se përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Numri zyrtar i Ambasadës: +90 (531) 105 63 91.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu