Pas skandalit me flamurin austriak, Zaev shikon se mos nuk është diçka në rregull edhe me flamurin gjerman

Pak ditë më parë, kancelari austriak vizitoi Gjermaninë.

Ashtu siç edhe e do zakoni, pjesë e mikpritjes së një lideri nga një vend tjetër është edhe vendosje e flamurit kombëtar të vendit nga i cili mysafiri vjen.

Mirëpo, gjatë vizitës së kancelarit austriak, Kurtz, në Maqedoni, ky i fundit në vend se të pritej me flamurin e Austrisë, u prit me atë të Letonisë, duke bërë që të shkaktohet një skandal nga organizatorët e pritjes shtetërore.

Ai skandal ka bërë që sot, gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë të shkojë dhe të shikojë nëse është gjithçka në rregull me flamurin gjerman, me fjalë të tjera, të sigurohet që të mos përsëritet skandali me kancelarin austriak.

Moment paksa qesharak, apo jo?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu