Pas tërmetit, Shqipëria goditet nga reshjet, pamje dramatike (VIDEO)

Edhe pse lëkundjet e tokës kanë vazhduar gjatë ditës, situata në Shqipëri sot dukej se dalëngadalë po i kthehej normalitetit pas tërmeteve të vazhdueshme, deri sa gjatë pasdites vendi u kaplua nga reshjet e rrëmbyeshme.

Në Tiranë reshjet gjatë darkës janë rikthyer fuqishëm, duke shkaktuar dhe probleme në rrugë. Kjo vështirësoi qarkullimin e automjeteve.

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut prej disa minutash që përfshiu Tiranën.

Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Veliaj njofton se shiu ka rrëzuar disa pemë dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.

“KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës.Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara.Në rast rreziku/nevoje 112. Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj.

Moti i keq ka mbërthyer edhe në qytetin e Durrësin dhe të Lezhës, ndërsa mësohet se një pjesë e qytetit të Durrësit është pa drita, kurse reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Lezhës kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar kështu aksin Rreëhen-Bukmirë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu