Pas Veton Surroit nga Kosova, Edi Rama po kërkon një ministër edhe nga Maqedonia?

Edi Rama ka plot 77 deputetë që votojnë, çka do të thotë se ka ndërmend të ndryshojë strukturën e re të qeverisë.

Ndaj, sipas Koha Jonë, ai po përgatit me Fatmir Xhafën, njeriu ekspert për ligjet, projekte për ndryshimin e ministrive. Disa dikastere bashkohen në një ministri më të mëdha. Për herë të parë përmendet mundësia që një ministër në qevrinë e Shqipërisë të jetë nga Kosova, ku lakohet emri i Veton Surroit si ministër i punëve të jashtme. Burime të afërta me Ramën thonë se ai është duke kërkuar një kuadër të përshtatshëm për post ministror edhe nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë, por se ende nuk është përcaktuar.

Qeveria e re, e cila po strukturohet për në shtator:

1-Edi Rama, Kryeministër

2-Saimir Tahiri, zv/kryeministër

3-Arben Ahmetaj, ministër Ekonomisë dhe Financave

4-Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm

5-Veton Surroi, ministër i Jashtëm dhe Integrimit

6-Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes

7- Olta Xhacka, ministre Mirëqenies Sociale, Rinisë Ehe emigrantëve

8-Halim Kosova, ministër i Shëndetësisë

9-Vasilika Hysi, ministre e Drejtësisë

10-Erion Braçe, ministër Bujqësisë dhe Mjedisit

11-Taulant Balla, ministër i Transporteve

12-Ervin Bushati, ministër i Turizmit dhe Territorit

13-Damian Gjiknuri, ministër Energjitikës

14-Fidel Ylli, ministër i sporteve

15-Elisa Spiropali, ministre e arsimit dhe kulturës

Mësohet se ka debate në grupin e punës nëse duhet një ministri e vetme për emigracionin që të merret direkt me emigrantët për hallet e tyre, por edhe për t’i regjistruar në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2021 të votojnë për zgjedhjet parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu