Pasi “uroi” për ribashkimin Borën dhe Donaldin, Beatrix Ramosaj i shtang të gjithë me veprimin e fundit

Beatrix Ramosaj vijon që të jetë një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Pas situatës së ndërlikuar me aktorin e humorit, Donald Veshaj, duket se këngëtarja e njohur e ka pranuar ribashkimin e tij me Bora Zemanin dhe po ‘shijon jetën e saj’.

Së fundmi, Trixa ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa poza ku shfaqet me bikini. Ajo duket mjaft seksi dhe provokuese me rroba banjët e vogla.

Kjo ka qenë mënyra që ka zgjedhur ish-banorja e Big Brother Vip për të përshëndetur fansat e saj ku shkruan thjesht: “Hola (Përshëndetje)”.

Ndërkohë kujtojmë se e pyetur disa ditë më parë se çfarë mendon për ribashkimet e fundit, ajo tha: “Ribashkimet e kujt?”.

Teksa gazetarja iu përgjigj: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”.

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu