Paskal Milo tregon se si Shqipëria deshi të përfshihet në luftën e UÇK-së dhe ambasadorët nuk e lejuan

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka kujtuar kohën kur ka qenë në këtë detyre në vitin 1998 dhe presionet e ambasadorëve në lidhje me luftën në Kosovë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Milo tha se ccfarë kërkonin ambasadorët e akredituar në Tiranë për mbështetjen e Shqipërisë ndaj ushtrisë së Kosovës.

“Raste të tjera kur ne jemi ndodhur para presioneve sidomos gjatë kohës së konfliktit të Kosovës kur kemi dashur të bëjmë veprime që të kishim angazhim direkt me mbështetje të ushtrisë clirimtare të Kosovës, qoftë për armatimin qoftë për furnizimin me armë, por edhe furnizime të tjera.

Jemi ndeshur në kundërshtime të prera nga ambasadorët, të cilët në formë ultimative na kanë ndaluar për të marrë veprime të tilla në mbështetje të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Kemi pasur presione nga të dërguar të posacëm të Ambasadës amerikane në maj të vitit 1998, presione të atilla që kanë qenë me të vërtetë domethënëse që më detyruan mua t’i këkoja sqarime ambasadores Lino.

Sikundër, jemi ankuar për shumë ambasadorë, jo amerikanë jo, dhe i kemi kërkuar t’i largojnë disa ambasadorë evropianë të vendeve fqinje, në bisedat zyrtare që kemi pasur tetë a tetë kuptohet, me pak fjalë ambasadorët s’duhet t’i marrim si të rënë nga qielli sikur s’janë njerëz që ndikohen e manipulohen, po manipulohen, por ambasadorët e vendeve të mëdha, SHBA e BE janë njerëz që e dinë dhe përgjegjësinë që kanë dhe s’besoj se luajnë me fatin e tyre”, tha Milo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu