Pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kinën, fuqia shkatërruese ishte 6.8 shkallë të Rihterit (VIDEO)

Një tërmet me fuqi shkatërruese 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur sot Kinën – përkatësisht Sechuan, që po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë rajon nga vitit 2017, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën shtatë persona dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete tjera të provincës.

Disa rrugë e shtëpi në afërsi të epiqendrës janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut, derisa trafiku është bllokuar në të paktën një rajon, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk raportohet për shkatërrim të digave apo hidrocentraleve – derisa komunikimi është ndërprerë në disa rajone.

Tërmetet në Sechuan janë të zakonshëm, pasi ky terren është malor dhe shpesh si pasojë e tërmeteve vie deri te rrëshqitja e dheut.

Në anën tjetër janë publikuar video të shumta që tregojnë momentin rrëqethës kur gjithçka dridhej.

Madje në disa pamje shihen edhe pasojat e këtij tërmeti. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu