Patriotizmi financiar: 40 mijë dollarë për të shpëtuar Shqipërinë

Arkivi Shtetëror ofron një të dhënë interesante mbi patriotizmin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore, pikërisht nga “Vatra” e famshme.

“Ae dini se më 3 qershor 1917 shoqëria panshqiptare ‘Vatra’ hapi fushatën ‘Të shpëtojmë Shqipërinë’?

Nisma e kësaj fushate qe marrë nga delegatët e Vatrës, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Në telegramin drejtuar ‘Vatra’-s, ata theksonin: ‘Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës’. Thirrja e tyre për grumbullimin e 40 mijë dollarëve ishte e ngutshme në gjendjen që ndodhej Shqipëria asokohe. Kjo shumë do të shërbente për ngritjen e një Komisioni Shpëtimi.

‘Të japim për nënën’ ishte thirrja që depërtoi tek bijtë e Amerikës. 80 qendrat e ‘Vatra’-s nën kryesimin e Kolë Tromarës iu përgjigjēn pozitivisht thirrjes duke mbledhur të hollat që do të dërgonin nëpër Europë delegatët shqiptarë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, pa përfunduar ende Lufta e Parë Botërore”,
shkruan Arkivi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu