PDK i jep përgjigje VV-së se a do i japin votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti

Sekretari i Përgjithshëm dhe Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, i është përgjigjur kërkesës së LVV-së për bashkëpunim rreth mocionit të mosbesimit të Qeverisë. Ai ka thënë se fillimisht LVV duhet të tregojë se ku kanë mbetur vijat e kuqe të saj për PDK-në dhe çfarë ndodhi që ato tash u hoqën?

Sipas tij, LVV vetëm po bën show politik. Ismaili, po ashtu, ka rikujtuar standardet e dyfishta të VV-së, sepse në kohën e mocionit të LDK-së, kur kishte 15 të infektuar me Covid-19 në ditë, ajo kërkonte të mos rrëzohej Qeveria, ndërsa sot e bën të kundërtën, megjithëse shënohen mbi 200 të infektuar në ditë në Kosovë.

Kjo është deklarata e plotë e Ismailit:

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, paralajmëroi fillimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, por shpresat i paska varur në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një moment të këtillë, kur kjo parti po kërkon bashkëpunim të drejtpërdrejtë me PDK-në, atëherë pashmangshëm shtrohen disa çështje që kërkojnë përgjigje publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu