PDK s’e llogarit LDK, Enver Hoxhaj: Ftoj Albin Kurtin në 6 debate

PDK-ja nuk e llogarit fare LDK-në si rivale në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke zgjedhur Vetëvendosjen si të tillë.

Ndaj, aspirant i saj për kryemnistër, Enver Hoxhaj, kërkoi debate televizive me Albin Kurtin deri në zgjedhje.

E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK-së dhe LVV-së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, t’i krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta çuar Kosovën përpara.

Për më shumë e ftoj z.Kurti në pesë debate televizive; një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm… Demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”, tha Hoxhaj.

Ai prezantoi slloganin e PDK-së, që do të jetë “Rimëkëmbje”.

“Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!”, theksoi Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu