Pekin: Anija luftarake e SH.B.A. shkel sovranitetin e Kinës

Ushtria kineze njoftoi se kishte shoqëruar anijen luftarake amerikane USS Benfold, e cila sot hyri ilegalisht në ujërat kineze pranë ishullit Parassel (Kinez – Sisha), transmeton InfoShqip.

USS Benfold hyri në ujërat e Parassel pa lejen e qeverisë kineze, duke shkelur seriozisht sovranitetin kinez dhe duke dëmtuar stabilitetin e Detit të Kinës Jugore. “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë menjëherë veprimet provokuese,” njoftoi komanda jugore e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Kinës, njoftoi Reuters.

Ishujt Paracel ndodhen në Detin e Kinës Jugore. Marina e SH.B.A.-së nuk ka komentuar mbi çështjen deri më tani.

Në një deklaratë me shkrim të Dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken deklaroi se liria e lundrimit është me interes të përhershëm për të gjitha kombet.

Kur bëhet fjalë për rregullat detare, nuk ka kërcënim më të madh askund sesa në Detin e Kinës Jugore. Republika Popullore e Kinës vazhdon të frikësojë vendet e Azisë Jugore, duke kërcënuar lirinë e lundrimit në këtë pasazh të rëndësishëm global” – tha Blinken./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu