Penalja refuzon 13 nga 18 kërkesat për paraburgim nga PPS

Gjykata penale deri dje refuzoi 13 kërkesa për paraburgim nga gjithsej 18 të parashtruara nga ana e PPS-së. për rastin Titanik kërkohen edhe 5 paraburgime mes të cilave bën pjesë edhe kreu i Vmro-DPMNE-së Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovski, por që vendimi i gjykatës pritet të jipet sot.

Në këtë aktakuzë, kemi të bëjmë me  mashtrim elektoral dhe parregullsi zgjedhore, ku janë të të përfshirë udhëheqësia e e kësaj partie. Në vend të 13 kërkesave për paraburgim gjykata penale vendosi të shqiptojë masën e kujdesit për 11 raste, ndërsa 2 raste mbetën pa kurrfarë mase.

Paraburgim u kërkua, por nuk u shqiptua edhe për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për ish shefin e Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, për Toni Jakimovskin, si dhe për personat me inicialet N.N dhe N.B./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu