Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur se në kuadër të Shtabit Qendror të Krizës po mendohet që të gjitha bankat dhe bizneset afariste të obligohen që nga punëtorët e tyre ta organizojnë shërbimin e rendit, duke theksuar se është e palejueshme që atë punë ta kryejnë Armata dhe policia.
Në pyetjen, se vallë si komandant suprem do ta tërheq armatën nga Prilepi sepse ka shumë reagime se është nënçmuesve Armata të shfrytëzohet për të vendosur rend para bankave, ndërsa njëkohësisht po na ndodhin incidente si ai në Hasanbeg dhe atje reagimi i butë, Pendarovski theksoi se është e palejueshme që të mbahet shërbim i rendit para bankave nga ana e policëve ose ushtarëve sepse bankat duhet të kenë në përgjegjësi, ndërsa edhe në këtë situatë veçanërisht, shërbim të tyrin të rendit, në të cilin mund t’iu ndihmojnë pjesëtarëve të MPB-së ose Armatës, por jo në të kundërtën.
“Në Prilep ka një paqartësi të cilën për fat të keq nuk e sqaruam me kohë. Në Prilep, Armata nuk ishte e vetme në kujdesin për caktimin e rendit dhe qetësisë publike, ishte në mbështetje të njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Eksiton mendim në kuadër të Shtabit Qendror të Krizës dhe mendoj se ose sot ose nesër më së voni do të sillet edhe ai vendim, të gjitha bankat dhe të gjitha bizneset private të obligohen nga të punësuarit e tyre që ta organizojnë atë shërbim të rendit, e pastaj pjesëtarët e MPB-së të jenë, për ruajtjen eventuale të asaj hapësire më të gjerë në ato institucione ose objekte, dhe pas MPB-së të jenë pjesëtarët e Armatës”, sqaroi presidenti.










