Pendarovski: Bojkoti i zgjedhjeve, në favor të Gruevskit, VMRO-së dhe Siljanovskës

Kandidati për president Stevo Pendarovski ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që të dielën të gjithë të dalin në votime, shkruan gazeta Lajm.

Kandidati i shumicës, ka thënë se bojkoti i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale shkon në favor të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës. “Ftojë të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe përgjithmonë të konfirmojmë të ardhmen tonë veri-atlantike” tha Pendarovski.

Ai pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë i suksesshëm dhe të arrihet cenzusi i nevojshëm.

Pendarovski komentoi edhe thirrjen e profesorit Blerim Reka për dalje masive në zgjedhjet e së dielës dhe votime për NATO-n dhe BE-në.

“Thirrjen e Rekës e respektojë dhe e cilësoj si një thirrje të një demokrati dhe intelektuali me përcaktim evropian. Apel në kohë të duhur nga një njeri i cili e ka të qartë se cilën palë e ndihmon bojkoti i zgjedhjeve”, tha Pendarovski, i cili bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike.


2 KOMENTET

  1. Kush nuk del ta votoj Njeriun evropian Pendarovskin esht armiku i femijes vet
    Ju lutem perzemersisht Shqiptar Maqedon Turq Boshnjak Rom Etj etj dilni votoni Njeriun qe duhet ta votoni Njeriun e BE-se Njeriun qe e njeh tgjith Bota
    Ju votoni per Te ardhmen e femis juaj
    Gruevski ka ndertuar Luana Beton shkurt Asnje
    Kurse Zaevi ndertuar nje Shtet Lori Demokraci
    Votoni Pendarovskin BR

  2. Kush nuk del ta votoj Njeriun evropian Pendarovskin esht armiku i femijes vet
    Ju lutem perzemersisht Shqiptar Maqedon Turq Boshnjak Rom Etj etj dilni votoni Njeriun qe duhet ta votoni Njeriun e BE-se Njeriun qe e njeh tgjith Bota
    Ju votoni per Te ardhmen e femis juaj
    Gruevski ka ndertuar Luana Beton shkurt Asgj
    e
    Kurse Zaevi ndertuar nje Shtet Lori Demokraci
    Votoni Pendarovskin BE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu