Sipas informacioneve të javores “Fokus”, vendimi për të kandiduar për Stevo Pendarovskin dhe Gordana Siljanovskën tashmë është drejt finalizimit në organet partiake.
Presidenti aktual i RMV-së, Stevo Pendarovski pritet që sërish të marrë miratimin në Kongresin partiak të Lidhjes Social Demokrate (LSDM), ndërsa kandidatja Gordana Siljanovska në konventën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së si kandidate e opozitës.
Pas përplasjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, ata pritet të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të shtetit në maj të këtij viti./INA/







