Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i shprehu mirënjohjen Senatit amerikan për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
“Faleminderit Shteteve të Bashkuara për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO në Senat. Partneriteti Strategjik SHBA-Maqedoni Veriore vazhdon në Aleancë, duke kontribuar në stabilitetin global dhe sigurinë“, theksoi kreu i shtetit.
Pendarovski të njëjtën e shkroi edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.