Pendarovski i drejtohet Kuvendit

Presidenti Stevo Pendarovski, iu drejtua deputeteve, në fjalimin tradicional vjetor. Fjalimi i tij ishte i koncentruar në dy tema kryesore. Ballafaqimi me kovid-krizën dhe euro-integrimet.

Ajo që na pret me siguri është vala e re e fushatave negative të cilat do t’i dekurajojnë njerëzit të vaksinohen, përmes shpërndarjes së spekulimeve nëpër rrjetet sociale. Nuk duhet të lejojmë që në shekullin 21, për çështje të tilla serioze mjekë gjysmë analfabetë, sharlatanë të dominojnë mbi emrat më të mëdhenj shkencorë dhe institutet që në dy shekujt e kaluar që nga paraqitja e vaksinave, kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish.”

Ne jemi absolutisht të gatshëm që t’i ballafaqojmë argumentet për çështje historike kontroverse lidhur me transmetimet e ndryshme për një ngjarje të njëjtë ose person të njëjtë, megjithatë e drejta që të identifikohemi si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase ka qenë dhe do të jetë jashtë çdo debati, pasi që këto janë procese të mbyllura historike”– tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së

Lidhur me një takim të mundshëm të liderëve, ai tha se nuk ka nevojë të mbahet në këtë moment, për shkak se institucionet kanë legjitimitet të plotë. E deputetët e opozitës fillimisht u rreshtuan para foltores me pankarta që mbanin mbishkrime të ndryshme. E më pas u larguan dhe nuk e dëgjuan fjalimin e Presidentit. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, tha se njësoj sikur Presidenti ua ka kthyer shpinën qytetarëve, ne ia kthyem atij.

Stevo Pendarovski është President i shteti i cili nuk tha asnjë fjalë për deklaratat e Zoran Zaevit se shteti bullgar në luftën e dytë botërore ka qenë çlirimtare, se këtu ka pasur administratë dhe se gjuha bullgare dhe ajo maqedonase janë një gjë e njëjtë.”- tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Nikollovskit, Pendarovski e ka humbur edhe legjimitetin, për shkak se ka pasur deklarata publike nga prijës fetar, se ata e kanë ndihmuar që të fitojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu