Pendarovski në Francë, takimi i nesërm me Makron

Presidenti, Stevo Pendarovski sot do të udhëtojë për vizitë në Francë, ndërsa nesër është planifikuar takimi me presidentin francez Emanuel Makron. Pendarovski gjithashtu do të marrë pjesë në Marrëveshjen paqësore të Parisit.

Sipas MIA, Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejt nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit. “Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar një në deklaratë për mediumet. Ai ka paralajmëruar se para Makronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e paralajmëron Franca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu