Pendarovski në Haraçinë: Bashkërisht mundemi dhe duhet të shkojmë përpara

“Deri më tani patë çfarë ofroj unë, e çfarë ofrojnë të tjerët. Unë mendoj se nuk ofrojnë asgjë përveç kthimit mbrapa. Dallimi është si toka me qiellin, si bardh e zi. “Së bashku përpara” është slogani i fushatës time. Në këtë dy fjalë është përmbajtur edhe kjo në të cilën besoj, se së bashku mundemi dhe duhet të shkojmë përpara se progresi ka filluar dhe kthim mbrapa nuk ka”, theksoi kandidati i përbashkët për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, në takimin e sontëm me banorët e Haraçinës.

Pendarovski theksoi se ofron bashkim, progres, integrim dhe anëtarësim në NATO dhe BE. Me bashkëngjitje drejt BE-së dhe NATO-s, tha, hapen perspektiva të reja për jetë më të mirë për të gjithë.

“Më 21 prill ta zgjedhin konceptin për progres, të zgjedhim numrin tre, të mos lejojmë askush të na kthejë mbrapa, të vazhdojmë përpara,së bashku përpara”, porositi Pendarovski dhe kërkoi nga të gjithë qytetarët së bashku, të bashkuar, siç tha, të vazhdojnë në rrugën nëpër të cilën ka nisur Maqedonia e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu