Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, nesër do të mbajë fjalim dhe do të deklarohet nëse do të shpallë edhe një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak se ditën e shtunë përfundon gjendja e jashtëzakonshme që u shpall për të katërtën herë.
Ai duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me koronavirusin, por edhe ta arsyetojë vendimin për vazhdimin apo heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Shenja.
Pendarovski duhet të përgjigjet nëse është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri para se të shpallet vendimi për gjendje të jashtëzakonshme.
Përveç kësaj, Pendarovski duhet të përgjigjet në pyetjet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe për takimin eventual të liderëve të partive politike. Qeveria deri tani nuk ka dhënë mendim për gjendjen e re të jashtëzakonshme te Pendarovski.










