Pendarovski, shpall sot gjendje të jashtëzakonshme?!

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski vendosi që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, njofton A1. Sipas informacioneve sot në ora 14:00 në RTVM Pendarovski do tu drejtohet qytetarëve për gjendjen e jashtëzakonshme dhe publikisht do flasë lidhur me këtë çështje me qëllim informimin e qytetarëve të vendit tonë.

Nga kabineti I kryetarit nuk konfirmojnë as nuk demantojnë se do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Kjo gjendje është pasojë e situatës së shkaktuar nga koronavirusi si dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas kushtetutës kjo gjendje mund të zgjasë më së paku 30 ditë, shkruan InfoShqip.com

Kjo është mënyra e vetme që e ofron kushtetuta për ballafaqimiin efikas me koronavirusin, me çka për të mirën e të gjithëve kushtetuta jëp mundësi që të kufizohen liritë dhe të drejtat e njeriut, përkatësisht në mënyrë efikase të mund të realizohen masat e qeverisë të cilat do jenë të detyrueshme për të gjithë pa tolerime dhe do të vlejnë për territorin e gjithë vendit.

Për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme u diskutua edhe në takimin e djeshëm ndërmjet lideërve të partive politike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu