Shaban Kelmendi e ka fituar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Një ndër pensionistët e parë që ka arritur t’i fitojë paratë që Serbia ua kishte marrë pensionistëve të Kosovës, nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut, të njëjtën të drejtë po synon ta fitojë edhe për pensionistët e tjerë.
Ai ka fituar të drejtën për qasje në dokumentet e pensionistëve deri në vitin1998.
Por, Ministria e Punës vazhdon të insistojë që qasja në këto dokumente është e pamundur.
Mirëpo, Kelmendi ka thënë se nuk do të dorëzohet edhe nëse Ministria vazhdon të mos e zbatojë vendimin e Gjykatës.
Kelmendi, si i autorizuar i Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve të Kosovës, padinë ndaj Ministrisë së Punës e kishte ushtruar në vitin 2016.