Pep Guardiola e do në skuadër, Locatelli: Jam gati për një ekip të madh

Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori po shkëlqen me Sassuolon, teksa ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari edhe te kombëtarja e Roberto Mancinit.

Milani e shiti në verën e vitit 2019 për shumën e 12.5 milion eurove, veprim për të cilin janë penduar në Milanon kuqezi. Juventusi dhe Manchester City vijojnë të garojnë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Locatelli është gati të hedhë hapin e madh. Në një prononcim për mediat italiane, mesfushori i talentuar ndalet edhe tek interesimi nga Anglia, aty ku e do Pep Guardiola.

“Ndihem gati për t’u transferuar te një klub i madh. Transferimi në një klub të madh jashtë Italisë mbetet një mundësi e madhe për mua, pse jo?

Kur të krijohen mundësi konkrete, atëherë do të vendos rreth së ardhmes time“, deklaroi Locatelli, nga shitja e të cilit Sassuolo shpreson të fitojë sa më shumë (kërkon 40 milion euro).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu