Për 21 vite, më shumë shqiptarë sesa serbë të dënuar për krime lufte

21 vjet pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ende nuk ka arritur të japin një përgjigje për krimet e luftës, ndërsa Gjykata Speciale po kritikohet për gjykim selektiv.

Në Kosovë dhe Serbi, gjatë këtyre 21 viteve te fundit, ka munguar vullneti për te gjykuar kriminelet e luftës. Në këtë proces, edhe gjykatat ndërkombëtare nuk kanë arritur ti sjellin para drejtësisë kriminelet e luftës.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tregon se gjatë këtyre 21 viteve te fundit, ka më shumë shqiptarë sesa serb qe janë dënuar për krime lufte me aktgjykim të plotfuqishëm.

“Në Kosovë shumica dërmuese e të dënuarve për krime lufte janë shqiptar, ndërsa në Serbi ekziston një prokurori speciale për krimet e luftës, ku ka pasur gjykime për krimet e luftës në Kosovë ku janë dënuar 15 serbë. Ndërsa Tribunali i Hagës në pesë procese për krimet e luftës ka dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Blakaj.

Ndërsa profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Kurtishi, thotë se në nenin e 6-të të ligjit për Gjykatën Speciale duhet të ishin bërë ndryshime, në mënyre qe të gjykoheshin edhe të dyshuarit serb për krime lufte.

“Ne është dashur ta pranojmë një gjykatë të tillë, por kjo gjykatë është dashur të jetë kompetente për të gjykuar të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës”, deklaroi Ismet Kurtishi.

Gjatë luftës së fundit, në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë e 500 persona, dhe mbi 1.600 të tjerë ende janë të zhdukur./RTV Dukagjini

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu