Për dy vjet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut është rritur për 105 për qind, ndërsa çmimi i benzinës për 48 për qind, raporton SHENJA.
Sipas të dhënave të komisionit Rregullator të Energjetikës më 14 tetor të vitit 2020 një litër dizell është shitur për 50,5 denarë, ndërsa më 13 tetor të vitit 2022 një litër dizel është shitur për 103.5 denarë. Ndërkaq, një vit më parë, më 13 tetor të vitit 2021 një litër dizel është shitur për 67,5 denarë.
Rritje drastike të çmimeve ka edhe te derivatet e tjra të naftës, por dizelli është ai që kryeson listën./Shenja.tv










