Për herë të parë shteti i Kosovës po anashkalohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar edhe njëherë se raportet mes dy vendeve tashmë janë dëmtuar, shkruan Gazeta Metro.
Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, ka dhënë sinjale se tashmë të qarta në drejtim të Kosovës dhe politikanëve kosovarë, ai sot ka ftuar në një takim pune presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në New York, për t’i treguar se Kosova është pengesa për bllokimin e dialogut.
Ky takim do të jetë një nga takimet më të rëndësishme që Vucic ka pasur ndonjëherë me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, pasi do të flas për çështjen e Kosovës dhe marrëveshjen që do të arrihet mes dy vendeve.
Tashmë SHBA po tregon me vendimet e saja se problemi për bllokimin e i dialogut dhe mos arritja e një marrëveshje mes dy vendeve qëndron në Prishtinë e jo në Beograd.
Jo vetëm Pompeo, por edhe dora e djathtë e Presidentit Donald Trump, siç njihet në Amerikë, John Bolton kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë me 10 gusht të këtij viti, kështu duke treguar se situata me Kosovën ka dalur nga binarët.
Vizitën ai që kishte planifikuar në Kosovë e kishte anuluar pak para dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministri, vizitë kjo që kishte të bënte në lidhje me mesazhet dhe qëndrimet finale të Shtëpisë së Bardhë për Kosovën në lidhje me marrëveshjen finale me Serbinë.
Anulimi i vizitës ndoshta nuk ishte diçka si veprim i rëndë ndaj Kosovës, më e rëndë ishte takimi i John Bolton me shefin e Diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim kishte ngjallur reagime të shumta në Serbi si sinjal pozitiv në marrëdhëniet e reja mes Serbisë dhe SHBA’së.
Kjo ftohje dhe dëmtim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA’së vjen pasi Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn ka vazhduar me politikat antiamerikane duke mos e dëgjuar kërkesat e tyre për pezullimin e taksës ndaj Serbisë për të vetmin qëllim, arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
SHBA pati ofruar Kosovës atë kohë formimin e ushtrisë për të pezulluar taksën, por as kjo nuk kishte ndodhur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Tanimë shihet qartë se Kosova po anashkalohet nga SHBA’të, tregon edhe takimi me Vucicin sot në New York, takim ky që do të jetë vetëm mes Mike Pompeo dhe presidentit serb.
Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA’së për Evropë dhe Azi, Philip Reeker, pati zbuluar në Shkup se Kosova ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA’të duke mos dëgjuar kërkesat e saj në lidhje me dialogun me Serbinë.
Kujtojmë se asnjë nga liderët e Kosovës nuk kanë pasur ndonjë takim zyrtar me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, Mike Pompeo dhe John Bolton që nga 27 nëntori i 2018, atë kohë Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ishte takuar me Pompeo dhe Bolton në Shtëpinë e Bardhë ku edhe i kishin dhënë mesazhe të qarta Kosovës./gazetametro