Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE, ku u deklarua edhe para mediave pas arritjes.
Kurti para mediave kritikoi BE’në duke thënë se nuk ka përmbushur premtimet e saj ndaj Kosovës, duke përmendur mos-liberalizimin e vizave.
Pas prononcimit për media, Kurti dhe liderët e tjerë e kishin në agjendë që të realizonin fotografinë e përbashkët.
Por ajo çka ra në sy ishte vendi që ishte ‘’rezervuar’’ për Kurtin në këtë foto.
Ai mezi shihej dhe ndodhej krejtësisht në fund, ku dallohet vetëm në një video pasi në foto pothuajse fare. Më poshtë fotografia e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor bashkë me udhëheqësit e BE-së.










