„Për Maqedoni të përbashkët“ thirje për protestë masovike ditën kur komisioneri Han dhe eurodeputetët do të vijnë në Maqedoni

Nisma „Për Maqedoni të përbashkët“ bën thirje për protestë masovike prej 200 mijë njerëz i cili pritet të mbahet të martën si pritje për eurkomosirani Johanes Han dhe eurodeputetët Ivo Vajgel, Klut Flekenshtajn dhe Edvard Kukan, të cilët do të tentojnë ta bindin presidentin Ivanov që të japë mandatin shumicës prlamentare, njofton Aktuale.

Nga kjo nismë kërkojnë edhe takim me Hanin me qëëlim që ai ti dëgjojë kërkesat e tyre.

„Për Hanin dhe shokët e tij të ngjashëm me te, të dalim të martën 200 mijë njerëz të hënën dhe të martën që të na shohin. Të mbajnë mend ditën kur kanë ardhur në Maqedoni se qytetarët kanë dalë në ngjyra verdhë e kuq sepse këto ngjyra i duan dhe do ti mbrojnë.

Asnjë deputet i huaj nuk mund ta dojë Maqedoninë e ti dijë problemet reale dhe frikat ashtu siç i dinë banorët e Maqedonisë. Vijnë 4 njerëz nga Evropa perëndimore. Mirësevijnë. Koha është të na shohin 200 mijë në rrugë, 50 mijë herë më tepër se ata 4 birokratë. Për fillim tu urojmë mirëseardhje dhe tu tregojmë sekush është vendas e kush mysafir“, thuhet në komunikatën e kësaj nisme t publikuar në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu