Për një javë gjashtë vrasje në Kosovë

Për një javë, 19 gusht – 26 gusht, në Kosovë kanë ndodhur gjashtë vrasje. Ky bilanc vdekjesh brenda një jave nuk ka qenë prezent në Kosovë më parë.
Më 19 gusht në Ferizaj, pas një zënke mes dy të rinjsh, mbet i vdekur një 20 vjeçar, i vrarë prej një bashkëmoshatari, që ishte arrestuar.

Rasti i dytë ndodhi në Gjakovë, kur në çarshinë e qytetit mbetën të vrarë tre persona. Ngjarja kishte ndodhur në një kafene të frekuentuar të qytetit.

Ndërsa sonte, në Shaptej të Deçanit, pas një zënke mes dy palëve, mbetën të vrarë dy persona me mbiemrin Ramaj. Drejt tyre kishin shtënë dy persona me mbiemrin Lushaj, që rezultuan të ishin babë e bir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu