Volkswagen fiton vetëm 12 euro për veturë, ndërsa Mercedes-Benz plot 4.198 euro!
Sipas një studimi të Qendrës Gjermane për Menaxhimin e Automobilave (CAM), që përfshin 21 prodhues gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, Mercedes-Benz kryeson listën.
Pas tij renditet BMW me 3.059 euro fitim për veturë, Toyota me 1.857, General Motors me 1.670 dhe Hyundai me 1.583 euro.
Tesla fiton 1.335 euro, ndërsa Stellantis, që përfshin marka si Opel, Peugeot, Fiat dhe Jeep, vetëm 250 euro për veturë.
Por kujdes! 12 eurot e Volkswagenit janë rezultat i ngarkesave të jashtëzakonshme financiare prej 8,7 miliardë eurosh.
Në përgjithësi, fitimi mesatar për veturë ka rënë në 1.363 euro.
Kjo tregon se në industrinë automobilistike nuk mjafton të shesësh shumë vetura. E rëndësishme është edhe sa fiton nga secila!










