Për shfuqizim të masës së paraburgimit, Katica do të ofrojë pronë të majme?

Nuk e di bazën sipas së cilës Këshilli i prokurorëve publik solli vendim për shkarkimin e Katica Janevës si dhe vendimi i sotëm që të mos ketë mundësi që të kthehet në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë në Gjevgjeli.

Këtë për TV21 e deklaroi Irena Fërçkoska, avokatja e ish-shefes së PPS-së. Ajo tha se vendimet që u sollën në seancën e të shtunës edhe në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publik, ende nuk e kanë marrë. Paralajmëroi se është e mundur që të parashtrojnë padi penale.

“Ekziston e drejtë ligjore e paraparë me Ligjin për PPS-në, neni 19, ku është paraparë se ajo mund të parashtrojë padi për shqyrtimin e vendimit për shkarkim dhe të kërkojë kompensim adekuat”, theksoi avokatja e Katica Janevës, Irena Frçkoska.

Këto ditë skadon paraburgimi prej 30 ditëve i Janevës. Avokatja e saj thotë se nesër do të parashtrojnë kërkesë për shfuqizim të masës, ndërsa si garanci do të ofrojnë pronë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu