Për shkak të tradhtisë bashkëshortore, gruaja ia thyen veturën burrit të “strukur” brenda! (VIDEO)

Një grua që vuante nga ndjesia e hidhur e tradhtisë, ka thyer BMW-në e burrit të saj kur zbuloi se ai e kishte mashtruar gjatë këtyre 10 viteve sa ishin të martuar.

Videoja e gruas – që u ngarkua në internet – shfaq momentin kur ajo ishte para automjetit të cilit veçse ia kishte thyer plotësisht xhamin e përparmë, në kohën kur burri i saj ishte brenda veturës.

Gruaja ka thënë se “e njihte vajzën (dashnoren e tij) shumë mirë” dhe se “kjo është kostoja që ai do të paguajë për një natë (me të)”.

Xhirimi mban titullin “gruaja e nervozuar ia thyen veturën burrit, teksa ai ishte brenda”. Por, nuk dihet saktë se ku e kur janë xhiruar këtë pamje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu