Përballja me Sassuolon, objektivi sezonal dhe Super League: Stefano Pioli i thotë të gjitha

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq pak momente më parë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të duelit me Sassuolon në “San Siro”. Këtë herë dominuan pyetjet mbi Super League, por italiani këmbënguli se tashmë nuk është koha për të folur për të. Gjithashtu, Pioli analizoi kundërshtarin e radhës si dhe u ndal tek gjendja e ekipit të tij disa orë para sfidës.

SUPER LEAGUE“Unë dëgjoj këshillat nga drejtuesit e mi dhe ata më kërkojnë të përqëndrohem në punën dhe qëllimet tona. Më pas do ta vlerësojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Tani nuk është koha e duhur për të folur në lidhje me të”.

OBJEKTIVI I KËTIJ SEZONI“Milan nuk e ka mbyllur kurrë kampionatin në një nga katër vendet e para në vitet e fundit. Do të ishte një objektiv i rëndësishëm nëse e arrijmë dhe kështu provojmë më së miri se sa jemi rritur si ekip. Ne kemi një objektiv dhe jemi të përqëndruar për ta arritur. E përsëris nuk është koha për të folur për Super League”.

SASSUOLO“Është një kundërshtar ndryshe nga Genoa. Ata i përgatisin këto sfida me të vërtetë mirë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për ta përballuar me sukses këtë përballje. Të dy ekipet pëlqejnë të sulmojnë, kështu që do të kemi më shumë hapësira, por Sassuolo shkakton telashe kudo”.

SITUATA NË EKIP DHE DONNARUMMA “Ibrahimovic, Theo, Calhanoglu dhe Bennacer kanë pasur disa probleme për t’u stërvitur dhe ne do t’i vlerësojmë gjendjet e tyre nesër në mëngjes. Romagnoli nuk është ende 100% gati, por do të jetë shumë shpejt. Mandzukic bëri mirë ndaj Genoas, por nuk mund të luajë për 90 minuta. Giggio? Ai është i qetë dhe i përqendruar. Mund të ndodhë që të gabosh, por nuk duhet të harrojmë të gjithë gjërat e mira që ai ka bërë për ne këtë sezon”, përfundon Pioli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu