Përfaqësuesi turk: Spitali në Fier do të kushtojë 60-70 milion euro

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali. Në Mbrostar ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, përfaqësuesi turk bëri me dije se në kulmin e saj do të jetë 100-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Përfaqësuesi turk:Ne morëm urdhër nga presidenti ynë javën e kaluar gjatë vizitës së kryeministrit. Duhet të dorëzojmë spitalin për 3 muaj , ka një bast të madh dhe një sfidë të madhe. Faleminderit për mbështetjen. Ne do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punë që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat.

Edi Rama: Sa njerëz parashikohen që të vijnë të punojnë këtu?

Përfaqësuesi turk:Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu.

Ndërtimi i këtij spitali ka sjellë shqetësim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën dje në protestë pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut. Fermerët e kundërshtojnë shpronësimin me arsyetimin se e kanë të vetmen mundësi jetese. Sipas banorëve toka bujqësore në këtë zonë shitet me 400 lekë m2 ndërsa sipas vlerës së referencës në bazë të cilës do bëhen shpronësimet është vetëm 200 lekë për m2 ose sa gjysma e vleres se tregut.

Kryeministri Rama ishte vetë sot në Mbrostar. Fillimisht ai ka parë nga larg vendin dhe më pas ka ecur drejt rrugës për të shkuar dhe inspektuar vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu