Përfitimet e majme, Reali Madridit vazhdon të pasurohet, 141 milionë euro pas trofeut

Reali i Madridit vazhdon të marrë faqet e para të mediave botërore, edhe pas suksesit në Ligën e Kampioneve. Pasi shtoi edhe më tej palmaresin e tij ndërkombëtar, duke e çuar në 15 numrin e Champions-ave në histori, tani është koha që klubi spanjoll të korrë edhe fitimet ekonomike nga UEFA. Sipas asaj që raporton dje katalanasja “MundoDeportivo”, presidenti Florentino Perez shumë shpejt do të shohë të shtojë në arkat e klubit jo pak, por plot 141 milionë e 520 mijë euro.

Kësaj shifre do t’i shtohen gjithashtu pak muaj më vonë edhe 3.5 milionë euro, si pjesëmarrës i finales së Superkupës së Europës (kundër Atalantës, fituesja e Ligës së Europës), plus 1 milion tjetër në rast se arrin që ta fitojë atë. Gjithsesi, duke mbetur te arkëtimet e sezonit marramendësdhe pa asnjë humbje (rekord historik për “Galaktikët”, njësojsi Barcelona e sezonit 2008-2009) shifrat thonë: 15 milionë e640 mijë euro, premio e pjesëmarrjes në edicionin e sapo mbyllur, ndërkohë që menjëherë me to Reali i Madridit ka përfituarnga UEFA edhe 36.38 milionë euro nga renditja historike nëkompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Ndërkohë, faktiqë arriti të mbyllë edhe fazën e grupeve me 6 fitore, ku seciladhuron 2.8 milionë euro, përfitimi nga ky triumf absolut garantoi edhe 16.8 milionë euro të tjera. Kualifikimi në 1/8-at eturneut i solli 9.6 milionë, kalimi në çerekfinale 10.6, në gjysmëfinale 12.5 milionë dhe ngritja e trofeut edhe 20 milionë eurotë tjera. Në të njëjtën kohë, 20 milionë euro janë bonusi i”market pool”-it të UEFA-s që e dërgon shifrën totale në 141.52milionë euro.

Dhe të mendosh që këtu mungojnë fitimet evetë klubit nga shitja e biletave të “Santiago Bernabeut”, fitimetnga dyqanet e markës “Real Madrid”, apo edhe gjithçka tjetërofron impianti i rekordmenëve të Europës, të cilat mund t’idërgojnë shifrat e fitimeve të “Los Blancos”, vetëm nga aventura në Champions, në nivele stratosferike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu