Përforcim në mbrojtje për Piolin, kampioni i Evropës firmos me Milanin

Alessandro Florenzi është përforcimi i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes. 30-vjeçari vjen nga Roma në huazim për një vit (1 milion euro), teksa kuqezinjtë mund të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit për 4.5 milion euro të tjera.

Lojtari nga kryeqyteti ka zbarkuar në qytetin e modës, ka kryer me sukses kontrollet mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën me nënkampionët e Italisë.

Florenzi ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 25, teksa nga çasti në çast pritet të ndodhë prezantimi zyrtar si futbollisti më i ri i Milanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu