Tashmë janë numëruar 100 për qind të votave në komunën e Hanit të Elezit, që ka prodhuar një tjetër befasi në këto zgjedhje lokale.
Rufki Suma si i pavarur ka humbur garën zgjedhore për herë të parë në histori. Madje, kjo humbje i vjen si dush i ftohtë pasi ka ndodhur pa balotazh.
Mehmet Balazhi nga PDK ka arritur të fitojë 50.98 për qind të votave, duke e lënë shumë prapa z. Suma me 42.47 për qind të votave, përcjell Periskopi.
Kandidati i VV-së i ka fituar vetëm 6.54 për qind të votave. /Periskopi