Përfundon mbledhja e Këshillit të LDK-së: Mustafa flet rreth çështjes se Presidentit

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar anëtarët e Këshillit lidhur me arritjen e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje marrëveshje kjo që është votuar nga këshilli i kësaj partie.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për pozitën e kryeparlamenatarit,, duke thënë se VV-ja do ta propozoj kandidatin e LDK-së. Ndërsa sa i përket postit të presidentit, ai ka thënë se do të rregullohet mes liderëve.

“LVV nesër propozon kandidatin e LDK’së, për kryeparlamentar, jem marrë vesh që çështja e presidentit të rregullohet mes liderëve, dhe këtë çështje e kemi tejkalu”, ka pohuar Mustafa.

Ai ka uruar që kjo qeverisje të jetë në interes të vendit në rend të parë, në interes të forcimit të institucioneve të Kosovës, dhe lëvizje në disa fusha që ata i kanë konsideruar të veçanta.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, është votuar marrëveshja në mes të LDK-së dhe VV-së, e cila u bë zyrtare sot në mëngjes.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu