Përfundon regjistrimi, sa është numri i banorëve në Preshevë? Flet Shqiprim Arifi

Ka përfunduar regjistrimi i banorëve në Luginë të Preshevës. Me gjithë tentimin e Serbisë për pasivizimin e listave të qytetarëve shqiptarë, rezultatet në fund duken të kënaqshme.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se janë regjistruar rreth 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Sot kemi marrë rezultatet preliminare nga enti i statistikave të Serbisë, ku verifikohen shifrat tonë që i kemi arritur rreth regjistrimit të muajit tetor, që jemi rreth 60 mijë shqiptarë në Preshevë dhe 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Buajnovc dhe Medvegjë”, ka thënë ai.

Arifi tha se sipas informatave që i posedon nuk ka keqpërdorime të këtyre shifrave, por sipas tij, rreziku ekziston në interpretimin e tyre nga shteti i Serbisë.

Më tej, ai ka shtuar se Beogradi është duke i ndarë banorët e Luginës, në banorë rezidentë dhe jorezidentë.

“Janë konfirmuar shifrat tona, nuk ka pasur ndonjë keqpërdorim të shifrave, mirëpo në anën tjetër janë ndarë këto shifra, shihet ashiqare që Beogradi tenton që të interpretojë shifrat në favor të vetin. Në komunë të Preshevës, kanë cekur se kush janë rezidentë dhe kush jo. Këtu janë 60 mijë, prej të cilëve, 35 mijë janë rezidentë kurse 15 mijë nuk janë rezidentë”, ka thënë ai.

Kjo tendencë e shtetit serb, sipas Arifit, është për ta zbehur rolin apo numrin e shqiptarëve në Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu