Pas pesë orëve bisedime ka përfunduar mbledhja e kryesisë së BDI-së në Tetovë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Pas përfundimit të këtij takimi, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani tha se, gjatë këtij takimi është bërë analiza pro dhe kundër VMRO-së dhe LSDM-së, por se nuk është arritur asnjë përfundim.
Osmani tha se, bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme në selinë e BDI-së në Tetovë.
Agjencia e lajmeve INA, mëson se Ahmeti nuk ka marr mbështetjen e bashkëpartiakëve për ta formuar qeverinë me VMRO-në e Nikolla Gruevski.