Përfundon takimi mes Kurtit dhe ndërmjetësuesve të BE-së, pas pak pritet të fillojë takimi i përbashkët me Vuçiqin

Para pak minutave ka përfunduar takimi mes ndërmjetësuesve të Bashkimi Evropian dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak janë takuar me Kurtin pas takimit bilateral që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi pritet të fillojë takimi i përbashkët trelateral, i cili është paralajmëruar për në 13:30.

Para takimit, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë të kthyer kah Ohri. Pas një rrugëtimi diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti Aneksin e Zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”– ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar nga qyteti i Ohrit para fillimit të takimeve në kundër të dialogut Kosovë – Serbi. Kurti ka tha se është i vëmendshëm dhe do të bëjë më të mirën për Republikën e Kosovës.

“Përveç se jam optimist, kam ardhur me vullnet të mirë, dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur me herët ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshje. Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur e serioz, që duhet të rezultojë me marrëveshje, marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar. Pra nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”– është shprehur Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu