Përfundon takimi Zaev-Cipras, Maqedonia do të ndryshoj emrin e aeroportit (VIDEO)

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i shumëpritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras. Takimi ka zgjatur afro tre orë.

Pas takimit kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar është në interes të të dyja vendeve dhe mbarë rajonit dhe se të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të përmirësuare marrëdhënieve ndër fqinjësorë. Nga ana tjetër edhe kryeministri grek u shpreh se është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët Erga Omnes, por se sipas tij është e domosdoshme të tejkalohet irredentizmi.

Zaev nga ana tjetër e siguroi Ciprasin se Maqedonia do të bëj gjithçka për të tejkaluar këtë kontest, madje duke shpreh vullnet për të ndryshuar emrin e aeroportit dhe autostradës.

Për t’i rregulluar marrëdhëniet me Greqinë Maqedonia do e ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare të cilat do të quhen “Miqësia”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu